Cila birrë ju pëlqen më shumë? E lehtë, e kuqe apo e errët? Pak a shumë alkoolike? Sa e hidhur? Inteligjenca artificiale do ta prodhojë atë për ju.
Po kërkoni birrën e ëndrrave tuaja? Dy studiues, Mohammad Majid al-Rifaie (Universiteti i Greenwich-it) dhe Marc Cavazza (Instituti Kombëtar i Informatikës i Tokios), tani janë gati të konkurrojnë edhe me murgjit dhe prodhuesit mjeshtër të birrës: ata në fakt kanë eksperimentuar me rezultate të shkëlqyera një sistem të ri të bazuar në inteligjenca artificiale që ju lejon të krijoni receta të reja për birrën, bazuar në rezultatin që dëshironi të arrini dhe përbërësit në dispozicion.
Mjafton t’i jepni sistemit karakteristikat e dëshiruara të birrës (përqindja e alkoolit, ngjyra, intensiteti i shijes së hidhur, në versionet e ardhshme edhe vetitë e tjera si shkuma), dhe përbërësit në dispozicion. Inteligjenca artificiale prodhon shumë receta dhe vlerëson se cila do të japë rezultatin më të afërt me atë që dëshironi. Dy shkencëtarët kanë aplikuar shkencën kompjuterike në prodhimin e birrës prej vitesh dhe propozojnë këtë zgjidhje për të ndihmuar fabrikat e birrës të krijojnë receta të reja, ose për të marrë të njëjtën pije duke ndryshuar përbërësit, duke reduktuar procesin e gjatë të testimit dhe shijimit që normalisht është i nevojshëm.