Video/ Tmerr në ajër, kabina e avionit mbushet me tym

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 86 pasagjerë dhe anëtarët e bordit të një avioni kanë përjetuar minuta paniku në ajër teksa avioni me të cilin udhëtonin u mbush me tym.

Bordi i një avioni të kompanisë “SpiceJet”, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Goas në Indi, u mbush me tym, ndërsa pretendohet se pasagjerëve iu tha nga stafi që të luteshin në Zot pasi situata ishte kritike.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Hyderabad në Indi, ndërsa fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime.

Kompania reagoi për këtë rast duke thënë se problemi ka ardhur nga ajri i kondicionuar.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV