Fjala.al, prej ditësh tashmë sjell foto të vjetra të personazheve të njohur të medias, kulturës, sportit, etje, duke sjellë ‘copëza’ të jetës së tyre, dikur dhe sot.
Personazhi i radhës është Lorenc Vangjeli, gazetari, analisti, reportazhisti, editorialisti, autori i disa romaneve dhe qindra shkrimeve politike.
Fotoja është shkrepur rreth 34 vite më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.
Vangjeli, megjithë jëtëshkrimin e pasur në media, ai është përfshirë edhe në politikë, duke shërbyer si këshilltar në disa institucione të rëndësishme, ku mund të veçojmë atë si ish-këshilltarit të Ilir Metës dhe Pandeli Majkos.
Nga viti 1997-1998 ai ka qenë Këshilltar politik pranë Këshillit të Ministrave, Komisioni për Kushtetutën e Re.
Nga viti 1998-1999 ka qenë këshilltar politik dhe zëdhënës i kryeministrit Pandeli Majko.
Nga viti 2000-2001, këshilltar politik pranë ministrit të Drejtësisë.
2002 Këshilltar politik pranë kryeministrit.
Dhe nga 2003-2005 ka shërbyer si këshilltar politik pranë Ministrit të Mbrojtjes.
2011-2015, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dhe nga 2013-2017 – Këshilltar politik pranë Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Ndërsa kontributi në media është shumë më tepër se kaq.
Lorenc Vangjeli e ka nisur me Gazetën “Zëri i Rinisë” në vitin 1992, kur sapo ishte diplomuar. Më vonë ai ka punuar në një sërë gazetash si “Koha Jonë”, Gazeta “Aleanca”, Gazeta Shqiptare, analistë dhe ish redaktor i të përjavshmes revistës MAPO. Autor dhe drejtues i emisionit Java në RTSH, Televizioni Klan, etj.
Krahas kësaj Vangljeli, publikon në median e shkruar dhe atë elektronike editorialë të ndryshëm, në të cilët përgjithësisht komenton politikën e ditës.
Si një vëzhgues i kujdesshëm ai merr pjesë rregullisht në debatet mediatike në lidhje me temat më kritike të aktualitetit shqiptar.