Ja si u infektuan me koronavirus mjekët shqiptarë te ‘Shefqet Ndroqi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë të vështira pandemie, mjekët dhe personeli tjetër  i spitaleve janë më të rrezikuarit në mbarë botën.

As mjekët shqiptarë, nuk bëjnë përjashtim. Dy prej tyre janë infektuar me koronavirusin COVID-19.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli me anë të një deklarate për mediat deklaroi se dy mjekë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa tha se ata janë infektuar nga një person, që ka fshehur udhëtimin në Itali.

“Në lidhje me personelin mjekësor që punon në Spitalin Mjekësor të Sëmundjeve Infektive në “Shefqet Ndroqi”, dua të sqaroj publikun se Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer një hetim të plotë epidimiologjik të rastit. Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Spitalin Infektiv, ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas të dhënave, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm, që vinte nga Italia, nga zonat e prekura dhe nuk e ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore.

Pas identifikimit të rastit, është kryer menjëherë testimi i mjekëve dhe aktualisht janë testuar 17 personel shëndetësor, nga të cilët një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore kanë rezultuar pozitiv. Të dy janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre paraqitet e mire”, tha Rakacolli.

Mira Rakacolli theksoi se mjekët kanë veshjet e duhura, ndërsa nënvizoi se ata do të vazhdojnë të pajisjen me mjete të nevojshme për të përballuar këtë situatë.

“Sa iu përket veshjeve, iu kemi thënë e ju themi se mjekët tanë kanë të gjitha pajisjet e nevojshme për të përballuar koronavirusin. Aktualisht, po vazhdohet me pajisjen e vazhdueshme me mjete të mjekëve.

Sa iu përket testimeve, bëhen teste për ata persona, që ka dyshime se kanë virusin ose kanë pasur kontakte të ngushta me njerëz të dyshuar. Ju bëj thirrjeve edhe njëherë qytetarëve që të rrinë në shtëpi e të telefonojnë në 127”, deklaroi Rakacolli.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV