Protesta e 20 shkurtit, Berisha-Ramës: Është dita e ndëshkimit tënd popullor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij, i është drejtuar kreut të qeverisë, Edi Ramës, duke i thënë se më 20 shkurto do të jetë dita e tij e ndëshkimit popullor.

Berisha u shpreh se Rama, në 10 vite pushtet ka varfëruar dhe larguar qytetarët shqiptarë nga vendi.

“20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë”, tha ndër të tjera ish-kryeministri.

“Të dashur qëndresatare dhe qëndrestarë, misionarë të shpresës, qëndrestarë të pamposhtur të betejës për dinjiteti njerëzor, lirinë, të ardhmen.

20 shkurti po afron, në të 4-anët e vendit, në çdo vatër po oshëtinjë thirrjet ‘Edi Rama paketo valixhet dhe ik’, ‘Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët’ sepse me vjedhjen e shekullit, me vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove në koncesionet, PPP, shëndetësi dhe fushat të tjera, vjedhjen e madhe gjigante që ke përgatitur në portin e Durrësit, ke dëshmuar se je hajduti më i pangopur në Shqipëri, Europë, botë.

Ke arritur ti varfërosh shqiptarët, ti rrokullisësh ata përsëri në honet e varfërisë dhe mjerimit.

Ndaj dhe 20 shkurti është dita e ndëshkimit tënd popullor.

Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët, sepse si Çubrilloviç shqipfolës, në 10 vite të pushtetit tënd të bazuar në vjedhje, krim, drogë, ke larguar nga ky vend qytetar sa asnjë diktator, gjakatar, luftë dhe epidemi në planetin tonë.

Ndaj dhe 20 shkurti është dita e mallkimit, e ndëshkimit mbarëkombëtar për Edi Ramën.

Edi Rama duhet të ikë sepse ka dhunuar parlamentin e vendit.

Ai ka shndërruar parlamentin, tempullin e demokracisë në bunkerin e familjeve të qeveritarëve, ku fjala e lirë nuk ekziston, ku opozitën tentojnë ta eleminojnë dhe ku negociohen vetëm interesat e krimit, të mafias qeveritare, ku votohen ligje dhe vendime për interesat kriminale të qeverisë dhe mafias së saj.

Lexo edhe :  Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Ky njeri pa komb, ky njeri pa fe, ky njeri pa flamur ka ulur në ato karrige llumin e shoqërisë, trafikantë, porositës vrasjesh, hajdutë, xhelatë të së ardhmes së fëmijëve tanë.

20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë”, tha Berisha./E.T

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV