Mjekët shqiptarë në Itali/Edi Reja: Shqipëria tregoi një solidaritet të pashembullt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur mbi ndihmën e Shqipërisë ndaj shtetit italian duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të përballuar situatën e koronavirusit.

Në një intervistë për mediat italiane, Reja e cilësoi veprimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama si një solidaritet të pashembullt që nuk është parë deri më tani as nga vendet e pasura të Evropës të cilat kanë edhe kapacitete shumë herë më të mëdha në aspektin mjekësor.

Reja ka shprehur edhe pikëpamjet e tij se si e sheh ai situatën e koronavirusit në Itali dhe Shqipëri, masat e marra nga dy qeveritë. Ndërsa ka theksuar se kjo situatë dramatike duhet të na bëjë njerëz shumë herë më të mirë duke reflektuar mbi gjithçka ka ndodhur deri më sot. Ai ka treguar edhe se si po e kalon këtë periudhë izolimi nga koronavirusi.

Mjekët shqiptarë në Itali

Edi Reja: Ishte një gjest i jashtëzakonshëm, duke demonstruar se sa të afërt janë shqiptarët me Italinë. Edi Rama tregoi gatishmërinë e tij dhe dërgoi mjekët më të mirë shqiptarë në një zonë të prekur si Bergamo.

Ishte një surprizë për mua, ndihem krenar që drejtoj Kombëtaren shqiptare. Gjatë orëve të fundit më kanë mbërritur shumë mesazhe: lojtarë, trajnerë, miq dhe të njohur, të gjithë janë prekur nga njerëzimi i treguar nga Edi Rama dhe populli shqiptar. Unë mendoj se është një shembull që duhet t’i tregohet gjithës botës. Shqipëria edhe pse nuk është aq e pasur sa shumë vende të tjera të Evropës tregoi solidaritet të pashembullt.

Si është situata në Shqipëri?

Edi Reja: Me sa di unë, përhapja e virusit është e kufizuar. Edi Rama, pas rasteve të para u tregua i vendosur dhe menjëherë mbylli gjithçka. Ai bëri shumë mirë duke menduar se si mund të përhapet koronavirusi. Gatishmëria e tij në Itali do të konsiderohej dyfish bujare sepse krahasuar me nivelin e spitaleve në Shqipëri, ato në Itali janë në një nivel shumë më të mirë. Për fat të mirë, masat u morën në kohë. Dy zyrtarë të federatës janë prekur nga koronavirusi, por ata duket se po shërohen. Situata duket se është nën kontroll.

Afërsia e popullit shqiptar me Italinë

Edi Reja: Të gjithë e dimë se nga vjen kjo situatë. Që nga vera e vitit 1991, kur 25 mijë emigrantë shqiptarë u mirëpritën në Puglia. Një veprim i jashtëzakonshëm që tani na e shpërblyen. Edi Rama deshi të tregojë se historia e miqësisë nuk harrohet. Edhe tani, 30 vjet më vonë, shqiptarët flasin shumë mirë për italianët. Në Tiranë, ju garantoj, flitet kudo italisht.  Ata janë një popull bujar me ideale të shkëlqyera. Unë do t’ju tregoj një histori. Disa punëtorë shqiptarë ndërtuan shtëpinë time në Lucinico. Vlerësova njerëzimin dhe aftësinë e tyre të punës. Ata nuk kishin orare, punonin 10 orë në ditë. Ata kishin një dëshirë të jashtëzakonshme për të punuar dhe u integruan në shoqërinë italiane.

Lexo edhe :  ‘Welcome Lord Cameron!’/ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë

Seria A

Edi Reja: Do të ishte fat për të gjithë futbollin, jo vetëm italian, edhe nëse do të përfundonte sezonin edhe në korrik. Koha nuk ka rëndësi, por do të ishte mirë të mbyllej sezoni. Sigurisht që duhet të shpresojmë që koronavirusi të ndalet. Deri më tani rezultatet nuk janë optimale, ndoshta brenda dy ose tre javësh virusi do të ndalet. Do të ishte fat të rifillonin kampionatet, bashkë me Champions dhe Europa League.

Shqipëria në Ligën e Kombeve

Edi Reja: Dy miqësoret e marsit u anuluan. Shpresoj të luajmë dy ndeshjet me Armeninë dhe Slloveninë në qershor, por edhe ato janë në rrezik, dhe mund të përfundojnë në shtator. Do të dëshiroja të përfshija disa të rinj rreth vitit 2024. Në projeksionin e vitit 2022 kam një ekip relativisht të ri, pasi krijova një bazë gjatë kualifikimeve evropiane. Shtyrja e Evropianit në 2021 nuk ndryshon asgjë për ne, edhe pse do të doja ta shihja këtë eveniment futbollistik.

Si po e kaloni këtë periudhë izolimi?

Edi Reja: Unë stërvitem me biçikletën në shtëpi dhe disa pajisje të tjera palestre për të mbajtur trupin në formë. Për fat të mirë kam një kopsht dhe tani po shkojmë edhe drejt pranverës. Aty  kaloj kohë duke u kujdesur për barin dhe bimët.

Çfarë mund të na mësojë koronavirusi?

Edi Reja: Një situatë e tillë dramatike na bën të mendojmë dhe të prodhojmë një klasë më të mirë qeverisëse me kalimin e kohës. Ne jemi një nga vendet më të mira për inteligjencën, teknologjinë, eksportin, por ne jemi ndër më të prekurit nga koronavirusi. Si erdhi? Do të ishte e përshtatshme të reflektonim. Nuk e di nëse njeriu do të bëhet më i mirë. Shpresoj që politika të kthehet te meritokracia dhe të zgjedhë njerëz të aftë. Sot mbi të gjitha mungon kompetenca.

Një mesazh shprese?

Edi Reja: Ne jemi në vështirësi të mëdha për çdo gjë, në mënyrën se si duhet të jetojmë, sepse një armik i padukshëm na kapi në befasi. Ne jemi si në luftë. Ekonomia është në krizë dhe frika ime është se do të shfaqen konflikte të brendshme. Shumë njerëz do të vuajnë nga uria dhe do të jetë e vështirë për t’u kapërcyer. Shpresoj që shteti italian dhe Evropa do të ndërgjegjësohen për nevojat njerëzore. Ne duhet të lëmë mënjanë  interesat personale dhe të mendojmë më shumë për njerëzit: Këtë koncept duhet të ketë Bashkimi Evropian. Nga pikëpamja morale dhe njerëzore, vështirësitë ndoshta do të na ndihmojnë të ndryshojmë. Do të doja të shihja më shumë ndershmëri dhe më pak dinakëri. Futbolli mund të na sjellë buzëqeshjen dhe idetë pozitive për t’iu rikthyer normalitetit. Duke besuar fort ne do ta kapërcejmë edhe këtë situatë.

Përshtati nga ilnapolionline.com për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Lajme të tjera

Web TV