Të gjithë sytë nga Adele. Si u dobësua dhe si ka ndryshuar kaq shumë? Flasin mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekspert i estetikës thotë se fytyra e Adele duket shumë ndryshe, tani që ka humbur thuajse 40 kg. Ajo ka një lëkurë të tërhequr dhe shumë estetike, me po aq shkëlqim sa një vit më parë. Sipas estetistëve, këngëtarja britanike, 32 vjeçarja Adele ka kryer disa fillera në pothuajse të gjithë fytyrë dhe në pjesën e qafës pasi vetëm kështu shpjegohet fytyra e pastër pasi aq sh kilogramëve të hequr.

Ndërsa doktoreshë Lucy Glancej thotë se jo më kot këngëtarja ka qëndruar një vit larg jetës publike. Ajo thotë se ka vëzhguar me kujdes fytyrën e Adele me fotot e publikuara një ditë më parë dhe vëren vetulla më të ngritura se më parë dhe sy më të tërhequr, që flasin qartë për trajtime me Botox. Adele, sipas dietologëve, ka humbur mbi 40 kg falë një diete të rreptë e të mirëkontrolluar, me lëngje jeshile dhe vetëm 1000 kalori në ditë.

Sigurisht që ajo që mjekët estetikë kanë vërejtur menjëherë janë edhe faqet me volum, që këngëtares i dalin në pah përmes buzëqeshjes. Pas transformimit radikal e mijëra komenteve në rrjetet sociale, të gjithë presin një reagim nga këngëtarja si për të vërtetuar zërat për një ndërhyrje kirurgjikale për dobësim kaq drastik apo këngëtarja ka ndjekim vërtet një dietë të shëndetshme ushqimore?

Fakt është që Adele prej 48 orësh, është komentuar në mbi 100 mijë statuse në Facebook dhe Instagram./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

TikTok merr vendimin për përdoruesit që promovojnë ilaçe për humbjen e peshës

TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa kohësh është dëshmuar jashtëzakonisht popullor me...

FOTO/ Kryemadhi bisedon me Nokën, deputeti vesh bluzën me mesazhin për Berishën

Disa momente pikante janë kapur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani raporton në lidhje me punën vjetore...

E keni ditue! Ja sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullimin e mirë të gjakut

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që...

A do të marrësh pjesë në finalen e BBV? Sara shuan kureshtjen e të gjithëve

Të shtunë mbrëma do të transmetohet dita e fundit e këtij seoni të tretë të Big Brother Vip, finalja e madhe që ka rezervuar...

Studentët po tkurren me shpejtësi, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, duke sinjalizuar se ekonomia e vendit do të përballet me mungesë...

Lajme të tjera

Web TV