Nga Bledi Çuçi te Fatmir Toçi/Shqiptarët e famshëm që u prekën nga koronavirusi (Lista me 15 emra)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjitha bota po përballet me një situatë shqetësuese nga virusi i ri COVID-19, ku deri tani janë raportuar mbi 639 mijë të vdekur dhe mbi 15 milionë persona të infektuar.

Koronavirusi nuk ka kursyer as personazhet e e njohur, duke mos përjashtuar as ata shqiptarë. Për disa ka sjellë simptoma të rënda që i ka detyruar të shtrohen në spitale dhe të marrin mjekime, ndërsa të tjerë po e kalojnë, ose e kanë kaluar, si një grip të thjeshtë gjithmonë duke u izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Më poshtë “Fjala.al” rendit disa prej VIP-ave dhe politikanëve shqiptarë që u infektuan me koronavirus.

1.Bledi Çuçi, ministri i Bujqësisë është aktualisht aktiv me COVID-19, ndërkohë që është drejt shërimit, pasi ndodhet prej disa ditësh i infektuar. Lajmin e kanë konfirmuar burime të sigurta për “Fjala.al” dhe mësohet se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

2.Fatmir Toçi, ish-deputeti dhe botuesi i njohur i “Toena” rezulton i prekur me virusin Covid 19. Në një njoftim që ai ka shpërndarë mbrëmë afër mesnatës në faqen e tij në facebook Toçi njofton publikisht se është prekur nga virusi dhe i kërkon ndihmë institucioneve shtetërore.

Ndër të tjera Toçi njofton se pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv, por për fat familjarët e tij nuk kanë rezultuar si ai bartës të virusit. Nga ana tjetër Toçi sugjeron të gjithë atyre që kanë patur kontakt ditët e fundit të bëjnë tamponin.

3.Adriatik Alimadhi, deputet në kuvend, u konfirmua pozitiv me koronavirus. Lajmi asokohe e bëri publik vetë ai në rrjetin social Facebook me një foto nga shtrati. Në statusin e tij ku njoftoi dhe se ishte pozitiv, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

4.Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, u konfirmua pozitiv me koronavirusin e ri, Covid-19, pas kryerjes së analizës. Lajmin e konfirmoi asokohe dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu. “Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe dr. Brataj ndodhet në vetizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”

5.Sandër Simoni, Drejtuesi i gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prekur nga Covid. Ende nuk dihet se si ka rënë në kontakt me virusin gjyqtari Simoni, por ka nisur hetimi epidemiologjik për të zbuluar nëse ka edhe presona të tjerë te infektuar brenda kësaj gjykate.

6.Florjan Binaj, aktori i njohur i humorit, bëri me dije pak javë më parë me anë të një postimi në Instagram se është prekur nga Covid-19. Aktori i ‘Portokalli’ tregoi se më pas u vetëizolua në shtëpi dhe se nuk kishte asnjë simptomë.

7.Edmond dhe Robert Budina, dy aktorët u konfirmuan se ishin prekur nga Covid-19. Ka qënë ISHP institucioni i cili dha këtë deklaratë. Ata lajmëruan se ka nisur dhe hetimi epidemiologjik për të mësuar se ku janë infektuar dhe shtrirjen e infeksionit. Ndërkohë dy vëllezërit mohuan vërtetësinë absolute të testit, dhe kërkuan një tjetër testim për të treguar se janë negativ ndaj COVID-19. Ljamin se janë të prekur me COVID-19 artistët u shprehën se e kanë mësuar përmes televizorit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Zaloshnja: Nëse votohet sot si parti e parë do dilte PS, e pas saj Rithemelimi

8.Prindërit e Bebe Rexhës, Bebe Rexha ka zbuluar gjatë një interviste se prindërit e saj janë prekur nga koronavirusi dhe tani janë duke u rikuperuar nga kjo sëmundje.

“Ata morën virusin, dhe për disa javë ishin shumë të sëmurë, dhe unë isha tejet e nervozuar”. Bebe jeton në Los Angeles ndërsa prindërit e saj në Neë York dhe ajo është shprehur se kishte menduar udhëtimin në Neë York për të qëndruar pranë tyre.

9.Qëndron Kastrati, Kryetari i Komunës së Kamenicës në Kosovë, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus. Ai ka njoftuar se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se do të qëndronte i vetizoluar në shtëpi.

10.Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se është vetizoluar, pasi që ka qëndruar në një ambient me personin që doli se është i prekur nga koronavirusi.

11.Dekor Sahiti, menaxheri i grupit Babastars ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Vetë Dekori e ka bërë publike lajmin, madje është shfaqur dhe në intervista në Skype aty ku ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mire dhe ka zgjedhur të izolohet për të ruajtur familjarët e tij.

12.Julian Gjaci, aktori shqiptar që ushtron profesionin e tij në SHBA, Julian Gjaci ka qënë i infektuar me COVID-19 dhe ka treguar përmes një postimi se si e ka përballuar situatën. Ai ka treguar se virusi futet në trup si njësi speciale dhe për 2 ditë të paralizon.

13.Muhamet Sejdiu, këngëtari nga Gjakova, dhe bashkëshortja e tij Xhevahirja rezultuan pozitivë me Covid-19 në muajin mars. Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania. Gjatë një interviste Sejdiu tha se para se ta merrte vesh që ishte infektuar me Covid-19, lajmi ishte publikuar në media.

14.Jetmir Hyseni, këngëtari kosovar Jetmir Hyseni ka qenë i infektuar me koronavirus dhe ka qëndruar në spital për 23 ditë. Ai arriti ti mbijetonte luftës me koronavirusin falë kujdesit të mjekëve.

15.Petrit Bylykbashi, është një personazh i njohur publik që në kohën kur ai mori pjesë në reality shoë-n Big Brother 4. Rreth 3 muaj më parë ai u infektua me koronavirus dhe për fat të keq ditët e fundit ka rezultuar përsëri pozitiv. Këtë fakt e ka bërë vetë publik përmes një statusi në Facebook ku ka treguar se virusi i është rikthyer shumë më agresiv sesa herën e parë. Petriti ka menduar se tashmë është imun nga ky virus dhe nuk është ruajtur aspak me masat mbrojtëse apo me distancim fizik./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat...

Mitsotakis ashpërson tonet dhe bën paralajmërimin e fortë ndaj qeverisë së re të Shkupit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha një intervistë për emisionin “Sabbatokyriako aos 6” të ERT-së dhe gazetarin Dimitris Kottaridis , tre javë para zgjedhjeve europiane...

Lajme të tjera

Web TV