Plaka nga Vranishti që qau ushtarin e  vrarë gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Borovës, masakra e Vranishtit, fshat në Vlorë është më e rënda që ka kryer ushtria gjermane gjatë 14 muajve pushtim në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë fshat ushtria gjermane vrau rreth 50 banorë të fshatit në mënyrën më çnjerëzore deri në masakrimin e një gruaje shtatzënë. Studiuesi Marenglen Kasmi gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU jep detaje nga kjo masakër të zbuluar nga arkivat gjermane. Sipas tij arsyet e ndërprerjes së masakrës nga ana e gjermanëve erdhi nga një arsye e rrallë. Kur numri i të vrarëve po rritej në pak kohë, një nënë e fshatit Vranisht bëri një veprim që i la pa fjalë gjermanët. Ajo shkoi pranë një ushtari gjerman të vrarë nga përplasje me popullsinë e vendase dhe nisi ta qajë me zakonin e zonës. Pa e njohur fare ushtarin pushtues plaka nga Vranishti nisi kujën me oi. Kjo krijoi një situatë ndryshe nga reprezalja dhe masakra që po bënin shokët e të vrarit. Në këtë moment, komandanti i njësisë së operacionit dha urdhrin që ushtarët të ndërprisnin vrasjet. Dhe kështu masakra u mbyll këtu.

-Kush është masakra më e madhe?

-Ne nuk flasim fare për masakrën e Vranishtit. Meremi vetëm me Borovën ndërkohë që edhe nëVranosht ndodhi një masakër .

-Sa ishte numri?

-24-25 banorë fshati dhe kanë shpëtuar në një mënyrë shumë interesante. Një nënë e fshatit, një gjermani të vrarë shkon dhe i këndon te koka, si çdo nënë. Kjo bëriqë të ndalonte si të thuash.

-Si ishte kjo edhe një herë?

-Po e qante, sepse edhe ky ishte një djalë nëne. Pra, ajo bëri një veprim të kësaj natyre që i ndaloi gjermanët të vrisnin akoma njerëz./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  “Up-inspirer”: Zbuloni Shqipërinë, një eksperiencë unike udhëtimi në thesarin e fshehur

https://youtu.be/Kfbn2U92n9Q
 

 

Të fundit

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i...

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në...

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vrarë shtetasi N.C, efektiv policie. I...

Lajme të tjera

Web TV