“Lëvizja Demokratike Shqiptare”/Çfarë synon partia që lindi nga opozita e re parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për gazetën “Fjala”, nismëtari i kësaj lëvizjeje politike, deputeti Halit Valteri, tregon se kush janë firmëtarët e parë të saj, çfarë synon kjo lëvizje dhe cilat janë marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nga radhët e së cilës ka nisur karrierën politike shumica e deputetëve që po krijojnë sot këtë parti të re.

Nga Blerina Gjoka 

Në shkurt të 2019-s, kur Partia Demokratike vendosi t’i lërë mandatet e deputetëve të saj dhe të dilte jashtë Parlamentit, nuk mund të mendohej se kjo lëvizje do të shërbente për të krijuar një opozitë të re në Kuvend, me emra që erdhën pikërisht nga lista shumemërore e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2017.

Pas një viti e gjysmë, deputetët që dolën kundër vendimit politik të partisë së tyre, e ndiejnë veten aq të fuqishëm politikisht, saqë kanë vendosur të krijojnë një parti të re të qendrës së djathtë, për të garuar më vete në zgjedhjet e vitit 2021.

Vendimi është pjekur tashmë pas ndryshimeve kushtetuese që vendosën lista të hapura kandidatësh, një iniciativë e mbrojtur fort pikërisht nga këta deputetë . Partia e re, e cila do të quhet “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, është një “bijë” e re e PD-së dhe do të synojë të mbledhë rreth vetes pikërisht shtresën e një elektorati të djathtë që nuk e gjen veten te PD-ja dhe të afrojë në listat e saj të kandidatëve ish-funksionarë demokratikas.

Iniciator dhe kryetar i kësaj partie pritet të jetë Myslim Murrizi, ish-deputet i PD-së, dhe funksionar i kësaj partie në Lushnjë, i cili nuk pranoi ta linte mandatin e deputetit. Për gazetën “Fjala”, nismëtari tjetër i kësaj lëvizjeje politike që lindi nga rrethanat e krijuara nga kriza politike, Halit Valteri, tregon se kush janë firmëtarët e parë të saj, çfarë synon kjo lëvizje dhe cilat janë marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nga radhët e së cilës ka nisur karrierën politike shumica e deputetëve që po krijojnë sot këtë parti të re. Nuk është hera e parë që nga radhët e PD-së lindin parti të reja.

Rasti i fundit ishte ai i ish-nënkryetarit të kësaj partie, Astrit Patozi, një kundërshtar i kryetarit Lulzim Basha, i cili krijoi partinë Fryma e Re Demokratike. Në rreth 30 vite demokraci Partia Demokratike, që lindi si pasojë e zhvillimeve demokratike në vend, me rrëzimin e regjimit komunist, ka përjetuar shumë copëtime.

Disa parti që lindën prej konflikteve të brendshme të saj sot ose nuk ekzistojnë më dhe kryetarët e tyre janë rikthyer sërish në PD, siç është rasti i kreut të PDR-së, Genc Pollo, ose janë parti aleate të PD-së, si rasti i LZHK-së së drejtuar nga Dashamir Shehi.

  1. Valteri, ka pasur zëra se do të krijohet një forcë e re politike nga radhët e deputetëve të opozitës së re në Kuvend, kryesisht prej deputetëve që e kanë marrë mandatin nga listat e PD-së. Sa reale është kjo nismë?

Grupi demokrat ka ndërmarrë një nismë për të krijuar një lëvizje të re të qendrës së djathtë. Konkretisht partia jonë do të quhet Lëvizja Demokratike Shqiptare. Në këtë lëvizje do të bëjnë pjesë njerëz të nderuar, ku përpos formularit të dekriminalizimit duhet të plotësojnë dhe formularin e pastërtisë së figurës. Me pak fjalë, të mos kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Lexo edhe :  Basha: Duhet urgjent vettingu për politikanët

2- Sa deputetë i janë bashkuar nismës? A mund të na thoni emra? A është zonja Rudina Hajdari pjesë e këtij grupimi, nëse jo, pse? 

Janë bashkuar rreth 10 deputetë deri në këto momente, por pritet që kësaj nisme t’i bashkohen dhe deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Të gjithë deputetët e grupit tonë do të jenë nismëtarë të kësaj lëvizjeje të re politike.

Sa besoni se do t’ju ndihmojnë listat e hapura, për të cilat ju këmbëngulët dhe morët inciativën që më pas u mbështet nga kryeministri Rama? 

Listat e hapura janë një shans real për demokracinë dhe për votuesit. Aty kuptohet vërtet pesha që ka gjithsecili në politikë dhe sa mbështetje ka. Prej 2008-s, pas marrëveshjes Berisha-Rama zgjedhësve u është fshehur i zgjedhuri me lista të mbyllura, duke krijuar një vakum midis shqiptarëve dhe agallarëve që na kanë qeverisur.

Me listat e hapura forcohet rroli i ligjvënësit dhe qytetari ka më shumë forcë dhe përfaqësi në vendimmarrje, pasi zgjedh drejtpërdrejt atë që do të përfaqësojë interesat e tij. Kjo nismë u mbështet nga kryeministri, pasi prej 15 muajsh ne i dhamë një zë të fortë kërkesës së shqiptarëve dhe, po ta shohësh, në çdo sondazh mbi 80% kanë votuar pro hapjes së listave dhe ndryshimit të sistemit.

Mendoj që zoti Rama iu përgjigj thirrjes sonë dhe asaj çka i dilte në çdo sondazh. Shumëkush ishte pesimist dhe herë-herë jemi nënqeshur për kauzën tonë, por historia tregoi që pas rrjedhës së ngjarjeve politike në vend ne e fituam betejën tonë kundër të gjithë establishment-it politik.

Siç e dini, ka dhe parti të tjera që kanë lindur si kundërshti me PD-në, siç është partia e Astrit Patozit, apo do të ketë dhe parti të reja që krijohen, a mendoni se do ta gjeni veten në një grupim të ri partish me të cilat ndani disa pikëpamje të përbashkëta, siç është të qenët kundër mazhorancës socialiste dhe kritikë me opozitën e Bashës? 

Lëvizja Demokratike Shqiptare nuk do të jetë një lëvizje si të tjerat. Është një projekt politik që do të kërkojë gjithëpërfshirjen e shqiptarëve, të të gjitha shtresave, përveç “komunistëve”, spiunëve dhe sharlatanëve që i keni me shumicë te PS-ja, PD-ja, LSI-ja dhe forca të tjera.

Do të kërkojmë djem dhe vajza të reja që kanë zgjedhur të luftojnë dhe të qëndrojnë në këtë vend të marrë peng prej dhjetorit ’90, kur pardesytë e bardha morën drejtimin dhe mbajtën pushtetin sipas udhëzimeve të shokut Ramiz. Do t’u bëjmë thirrje qytetarëve të besojnë në atë çka çdo shqiptar dëshiron, rikthimin e lirisë së munguar që prej vitit të largët 1945.

Në 12 qarqe do të kandidohen figura të pastra, të papërlyera me pushtet, të papërfshira në tenderë, që vijnë nga familje të ish-të përndjekurve, ish-funksionarë të PD-së dhe themelues realë të saj dhe, mbi të gjitha, njerëz që e duan këtë vend.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Lajme të tjera

Web TV