Rindërtimi i 4 shtëpive me donacionet e FSHF, firmoset marrëveshja me qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rindërtimi i 4 shtëpive me donacionet e FSHF, firmoset marrëveshja me qeverinë

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë për bashkëpunim në rindërtimin e katër shtëpive të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj hodhën firmën në marrëveshjen që parashikon realizimin e punimeve për rindërtimin e 4 banesave individuale me donacione të grumbulluara nga Federata në Bashkitë Durrës dhe Shijak.

Në fjalën e mbajtur gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, Sekretari Shulku falënderoi të gjiha federatat partnere, futbollistë të Kombëtares si edhe administratën e FSHF-së, që iu përgjigjën apelit për ndihmë dhe siguruan kontributin e vyer financiar.

“Jam shumë i lumtur që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Presidentit Duka, firmosim sot këtë marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Ahmetaj për rindërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga tërmeti me donacione të FSHF-së. Kjo marrëveshje vjen në respekt të angazhimit të FSHF-së për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Menjëherë pas tërmetit Federata e Futbollit nisi mbledhjen e fondeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Thirrjes tonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë partnerët tanë, si Federata e Italisë, Federata e Islandës, Federata e Kosovës, Federata e San Marinos, Federata e Çekisë dhe Federata e Spanjës. Gjithashtu, iu përgjigjën kësaj thirrje përmes donacioneve edhe lojtarë të ekipit Kombëtar, trajneri Edi Reja, administrata e FSHF-së dhe donatorë të tjerë të jashtëm”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, duke shprehur besimin se me ndihmën e qeverisë, këto familje të hyjnë sa më shpejt në banesën e tyre të re.

Lexo edhe :  “Bebi im s’ka naze”/ Sara Gjordeni poston foton duke ngrënë pjatën tradicionale

“Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë të gjitha këto federata, futbollistët Elseid Hysaj e Thomas Strakosha si edhe administratën për kontributin e tyre financiar. Falë fondeve të grumbulluara do të rindërtohen nga e para 4 shtëpi, më konkretisht 2 në zonën e Bubqit, 1 në Durrës dhe 1 në Shijak për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve, që të rikthehen sa më parë në jetën normale. Me ndihmën e qeverisë ne shpresojmë që ky proces rindërtimi të nisë sa më shpejt, të mos ketë burokracira, që këto familje të hyjnë sa më parë në një banesë të re”, – theksoi Shulku.

Ndërsa, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, shprehu kënaqësinë nënshkrimi e kësaj marrëveshjeje dhe vlerësoi solidaritetin e treguar nga Federata Shqiptare e Futbollit me familjet e goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Sot nënshkruajmë një tjetër marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të rindërtimit. Më vjen mirë që Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua këtij projekti madhor, që në një vit ka angazhuar mbi 25 vende të huaja donatore dhe një numër të madh sipërmarrjesh shqiptare, të cilat gjej rastin t’i falënderoj sot për solidaritetin e treguar që në ditën e parë pas tërmetit të vitit të kaluar. Federata Shqiptare e Futbollit do të financojë ndërtimin e katër banesave individuale në Bashkitë Durrës dhe Shijak. Donacioni sipas kësaj marrëveshjeje do t’i nënshtrohet të gjitha parashikimeve ligjore në fuqi për përjashtimet fiskale përkatëse në rastet e fatkeqësive natyrore në kuadër të rindërtimit. E falënderoj edhe një herë Federatën Shqiptare të Futbollit”, – tha Ahmetaj.

Të fundit

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Lajme të tjera

Web TV