Një rast me COVID-19, dy milionë australianë nisin ditën e parë të izolimit të ashpër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth dy milionë australianë kanë nisur ditën e tyre të parë të izolimit të ashpër, pas zbulimit të një rasti të infektimit në Perth, kryeqytetin e Australisë Perëndimore.

Autoritetet kanë marrë vendim për izolim pesëditor, pasi një rojë e sigurimit në një hotel, që ka dërguar njerëzit në karantinë kur janë kthyer nga vendet jashtë shtetit, ka rënë në kontakt me virusin.

Qeveria ka thënë se 66 persona besohet se kanë qenë në kontakt të ngushtë me rojën dhe asnjëri prej tyre atyre që janë testuar nuk janë infektuar.

 

“Në total 13 kontakte të ngushta tani kanë rezultuar negative dhe 11 prej tyre janë dërguar në karantinë në hotele si masë tjetër e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri i shtetit të Australisë Perëndimore, Mark McGowan. Sipas tij, testet e pjesës tjetër të kontakteve do të kompletohen të hënën. Australia ka arritur të ndalë hovin e pandemisë – duke e kufizuar atë në 29,000 raste dhe 909 vdekje – përmes masave të ashpra sikurse ato të Perth, dhe me kontrolle të shtuara kufitare.

 

Fushata e vaksinimit pritet të nisë këtë muaj, e cila sipas kryeministrit australian, Scott Morrison, do të kushtojë të paktën 6.3 miliardë dollarë australianë.

Të fundit

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Sot protesta e opozitës, policia zbulon cilat janë rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për...

Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale...

Lajme të tjera

Web TV