Kriminaliteti në vend/ Rama: Ndryshime të shpejta në policinë vendore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të gjatë shtypi është ndalur mbi situatën e kriminalitetit dhe aksidenteve rrugore në vend. Rama përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në kupolën kryesore të policisë, por konfirmoi se priten lëvizje në drejtuesit e policive vendore. Sipas tij, Policia e Shtetit nuk është në asnjë situatë problematike.

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe dje me idenë e ristrukturimit të Policisë së Shtetit. Sa i takon ndryshimeve në polici, kreu i qeverisë tha se do të ketë më shumë ndryshime në nivel lokal se do të ketë ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas kryeministrit policia ka nevojë më shumë për instalimin e teknologjisë së re si dhe në aspektin organizativ. “Policia jonë ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe sa i përket teknologjisë, e ne ndërkohë ristrukturimi i policisë dhe në aspektin organizativ, burimeve njerëzore dhe drejtimit që nga niveli i drejtuesve në qarqe te nivelet më të ulëta është një proces që ka nisur të diskutohet e konceptohet e besoj  do materializohet edhe më shpejt se ç’ishte planifikuar për të reaguar edhe ndaj këtyre fakteve se edhe perceptimi ka një rëndësi shumë të madhe”, tha Rama para gazetarëve. Reforma dhe ristrukturimi i Policisë së Shtetit do të bëhet edhe më shpejt nga sa ishte planifikuar, pikërisht edhe për shkak të ngjarjeve të rënda që kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit.

Dorëheqja e Çuçit

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një përgjigje edhe zërave që kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Kryeministri Rama tha se Çuçi nuk mund të jap dorëheqje, pasi ngjarjet nuk kanë qenë asnjëherë të sektorit të punëve të brendshme. “Nuk është asnjëherë një ngjarje në sektorin e punëve të brendshme që ka edhe fatalitet pavarësisht përgjegjësisë direkte ose jo, një arsye për të larë duart. Asnjëherë. Përkundrazi çdo ngjarje është një arsye për të menduar si gjërat mund të bëhen më mirë në tërësi, është një motiv i fortë”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Madje Rama ka shkuar edhe më tej, duke i dalë në mbrojtje ministrit Çuçi sa i takon lajmeve të publikuara në media. “Ne jemi në një fazë intensive pune për gjithë sektorët jo vetëm për punët e brendshme e policinë, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është koincidencë por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt, përkundrazi një arsye më shumë edhe ngjarjet që kanë ndodhur se dua ta nënvizoj që mos krijohet asnjë keqkuptim meqë ministrit të brendshëm dje ia morët fjalët e ia kthyet përmbys.

Kryepolici Veliu

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë, pasi u pyet nëse do të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas ngjarjeve të fundit që janë regjistruar në vend. Kryeministri theksoi se Polici e Shtetit nuk është në asnjë situatë problematike dhe se nëse do të nisej nga një rast për të larguar njerëz, nuk  do të kishte mbetur më asnjë për marrë detyrën, duke nënkuptuar se nuk flitet për një largim të Veliut nga posti që ai mban. Sipas Ramës, ristrukturimi në Policinë e Shtetit ka të bëjë me fuqizimin e saj dhe jo sepse ka një krizë. “Nëse ne do të niseshim nga rastet për të hequr njerëz, nuk do kishte ngel më njeri që të merrte një detyrë. Policia e Shtetit nuk është në asnjë situatë problematike, është vetëm në një proces rritje dhe fuqizimit të mëtejshëm. Nuk ka asnjë problematikë më të madhe se ç’kishte para këtyre ngjarjeve kur gjërat dukeshin normale. Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me ngrëniet e kokave mes njëri-tjetrit të kriminelëve, edhe aty duhet të shikojmë reagimin e Policisë së Shtetit, nuk ka një krizë në Policinë e Shtetit, kjo është fare e qartë, puna e Policisë së Shtetit nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku mësimet për t’u nxjerrë kanë të bëjnë me se çfarë do të bëjë secili”, tha Rama.

Lexo edhe :  Justin Bieber shqetëson fansat, shfaqet i përlotur

Rasti Ndreu

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe kallëzimin që 3 efektivë të policisë i kanë bërë kryebashkiakut të Lezhë, Pjerin Ndreu pasi i ka penguar në kryerjen e detyrës. Rama tha se nuk ka asnjë tolerim në ofendimin e policisë dhe se kushdo që gabon, qoftë edhe zyrtarët e lartë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. “Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka atë drejtë dhe nuk mund t’ia hedh lehët pa u përpallur me ligjin për ofendim e policisë, por kur i bëhet dhe një ofendim i vazhdueshëm kur i hidhet faj  për çdo gjë që ndodh, ky është një ofendim shumë më i madh se sa ai individual i një personi ndaj 2 apo 3 efektivëve. Unë do të shqetësohesha nëse polica dhe strukturat përkatëse nuk do të kishim ndjekur rrugën ligjore, të gjitha gabojmë, të gjithë të përgjigjen për gabimet e tyre, nuk kemi një tolerim të rastit, ku një zyrtar i lartë ofendon një grup të efektivë, por ofendimi i madh është ofendimi i përditshëm dhe mungesa e mbështetjes. Duhet ta përsëris ne jemi të shqetësuar çdo ditë që puna të bëhet më mirë, por të thuash që disa ngjarje shumë të rënda dhe fatkeqësisht na e bëkan Shqipërinë të kthehet pas është shumë qesharake, asnjë turistë nuk po kthehet pas”, tha Rama.

 

Të fundit

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV