Situata alarmante/ Qindra të helmuar nga uji, shpallet gjendje emergjente në Deçan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Deçanit ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit, pas qindra rasteve të qytetarëve që janë helmuar. Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.

Më tutje në vendim thuhet se drejtoritë si ajo e Shëndetësisë, e Financave, Drejtoria për Mbrojtje, Njësia e Zjarrfikëse, Inspekcioni, QKMF-ja si dhe KRU Hidrodrini e NPL Higjiena, janë të obliguar të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Deçanit.

Vendimi i sotëm i Komunës së Deçanit vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime dhe ka kërkuar kryerjen e obduksioneve për dy persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga Deçani, për shkak të situatës me helmimet e fundit të raportuara në këtë komunë.

Komuna e Deçanit gjithashtu këtë të martë ka marrë vendim për ndarjen e 5 mijë eurove, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

Në Deçan tashmë ka nisur një takim i kryetarit të kësaj komune me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndërkaq, më vonë pritet që aty të jetë edhe presidentja Vjosa Osmani. Nga Ramosaj është paralajmëruar një konferencë për media në orën 16:00.

Që nga dita e diel në këtë komunë janë raportuar mbi 800 raste të cilët dyshohet se kanë pasur simptoma të njëjta derisa u ngritën dyshimet për helmim nga uji i pijes.

IKSHPK-ja dhe MSH-ja mbrëmë përmes një konference për media kanë të ditur kanë nisur të kryejnë analizat laboratorike dhe se nga analizat e para të kryerja janë gjetur dy mostra të dyshimta.

Lexo edhe :  Ja cilat janë gjërat që Dua Lipa dëshiron në një lidhje

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV