U qëllua disa herë për vdekje, Policia gjen bllokun sekret të fajdeve të 76-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulash Qepuri, 76 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri “shotgun” në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja ndodhi në në fshatin Stom-Golem, Shkodër, ndërsa deri sot nuk ka një autor të ndaluar për këtë vrasje.

Mësohet se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar të paktën 4 herë mbi të moshuarin. 76-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Nga të dhënat rezulton se autori ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte. Po ashtu nga kontrolli i ambienteve të lokalit dhe banesës policia ka gjetur një bllok në të cilën kishte të listuar disa emra personash ku dyshohet se kishin marrë më fajde te Qepuri.

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.

Nga mbledhja paraprake e tyre është konstatuar një shumë e majme parash, e ndërsa policia ka nisur me marrjen ne pyetje të këtyre personave, emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit.

Të fundit

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Lajme të tjera

Web TV