“Ai i hidhte dokumentet në tualet që t’i zhdukte”/ FBI “bastis” rezidencën e Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump duket se “ka zënë sërish” titujt kryesorë të lajmeve në Amerikë, në një kohë kur përflitet se ai po përgatitet të rikandidojë për president në 2024.

Së fundmi, ish-presidenti Donald Trump ka thënë se shtëpia e tij në Florida është “bastisur” nga FBI, madje agjentët i kanë hapur edhe një kasafortë. Trump tha në një deklaratë se Mar-a-Lago në Palm Beach ishte “pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI”.

Mediat amerikane raportojnë se kërkimi lidhet me dokumentet që presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas rrjetit amerikan, CBS News, Trump ka qenë në të ashtuquajturën ‘Kulla Trump’ në qytetin e Nju Jorkut, në kohën kur kanë ndodhur bastisjet.

Eric Trump, djali i Trumpit, ka thënë për kanalin Fox News, se kërkimet e FBI-së kanë qenë të lidhura me Arkivat Shtetërore.

Sakaq, menjëherë pas publikimit të lajmit, gazetarja e New York Times dhe bashkëpunëtorja e CNN, Maggie Haberman ka zbuluar disa imazhe që rëndojnë pozitat e ish-Presidentit.

Haberman ka zbuluar dy raste në të cilat Trump me sa duket ka hedhur dokumente konfidenciale të shkruara me dorë, në tualet, për t’i zhdukur.

Ndërkohë, CNN ka raportuar më parë sesi Trump shkeli ligjet e mbajtjes së të dhënave presidenciale dhe shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandume pasi i lexonte ato. Ai hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, letra të cilat u zbuluan më vonë kur u thirrën teknikët për riparimin e tualeteve të bllokuara.

Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se kujt apo çfarë teme i referohen dokumentet, por duket se ato janë shkruar me dorëshkrimin e Trump me stilolaps të zi.

Lexo edhe :  2 Maj 1729/ Lind Katerina, Caresha e Madhe e Rusisë

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi çështjen në fjalë.

Të fundit

Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës/ Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik

Rreth 50 turistë nga Britania e Madhe kanë çelur sezonin e anijeve turistike në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi...

Valbona Selimllari tregon arsyen përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike

Ish-misi Valbona Selimllari në një intervistë të sajën ka treguar arsyen se përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike. “Kam pasur një debat me...

I zhdukur prej disa ditësh nga banesa, babai denoncon në polici humbjen e të birit

Një 26 vjeçar raportohet i zhdukur. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncim në komisariatin e policisë nr.4 se i biri është...

Veliaj homazhe pranë memorialit ‘Nënë Shqipëri’ në nder të ‘5 Majit’: Lavdi dëshmorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut. Të pranishëm ishin edhe autoritetet më...

Shkaktoi vetëmbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij, zbardhen detajet e rënda

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV