21 mijë fëmijë bëjnë mësim në klasa të bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla e fshatit Allgjatë është rindërtuar pas tërmetit, por në krahasim me ndërtesën e mëparshme duket se është zvogëluar, si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.

 Mungesa e fëmijëve ndihet sidomos në zonat rurale. Top Channel mëson nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit se këtë vit shkollor janë rreth 21 000 fëmijë të moshave të ndryshme që zhvillojnë mësim në klasa të bashkuara.

“Unë jam në klasë të tretë, unë në klasë të katërt .  Ne bëjmë mësim bashkë… jemi 11 veta në klasë, 6 të klasës së tretë, 4 të klasës së katërt dhe 1 i klasës së 5”, thanë nxënësit.

 “Ka pak fëmijë.. kanë ikur!”u shpreh një prind.

Shkolla e fshatit Allgjatë është rindërtuar pas tërmetit, por në krahasim me ndërtesën e mëparshme duket se është zvogëluar, si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.  Ky institucion arsimor ka kaluar në varësi të shkollës së Lalmit, për shkak të uljes së numrit të nxënësve nën 80 si kusht për të pasur drejtor.

 “Kjo shkollë ka qenë 9-vjeçare. Tani ka ngelur veç fillore. Si mos më keq. Gjendje e mjerueshme!”, tha Aleksandër Skendaj, banor i fshatit.

Sot në shkollën Allgjatë kanë mbetur vetëm dy klasa të bashkuara të arsimit fillor me nxënës që numërohen me gishtat e dorës, të cilët tregojnë se edhe pse të pakët në numër mësimdhënia në grup është e mangët.

Prindërit gëzohen se të paktën shkolla e fshatit vijon të jetë e hapur, por kur njohuritë bazë të fëmijëve të tyre janë të cunguara, në një kohë kur zhvillimi ecën me ritme të shpejta, e ardhmja e këtyre nxënësve dhe shumë të tjerë si ta nëpër Shqipëri, rrëshqet në terr.

Lexo edhe :  Konferenca e 51-të Rajonale e Interpolit në Tiranë, arrihet marrëveshja e shumëpritur

Të fundit

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria e konsumit? Sa arriti ta...

Lajme të tjera

Web TV