Vula dhe logoja/ Berisha e ka “luftën” me Alibeajn: Rama të ka dosje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “kryetarin de jure” të PD-së, Enkelejd Alibeajn, si të shantazhuar nga kryeministri Rama për një dosje krimi. Beteja e Berishës në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet lokale do jenë akuzat si ndaj kreut të qeverisë aktuale ashtu edhe ndaj ish-ministrit të tij.

Në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka zgjedhur të sulmojë në dy drejtime, kryeministrin Rama dhe “kryetarin” de jure të PD-së Enkelejd Alibeaj. Për të parin është e natyrshme pasi e ka kundërshtarin më të ashpër politik, ndërsa për Alibeajn edhe pse e ka pasur ministër dhe deputet në radhët e tij sot e konsideron si “armik” pasi i mori me vendim gjykate logon dhe vulën e PD-së, pavarësisht se nuk ka mbështetjen e anëtarësisë së kësaj force politike. Berisha ka bërë përgjegjës Ramën dhe Alibeajn për vendimin e gjykatës për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri ka qenë ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës ku deklaroi se Rama i mbajti peng Lulzim Bashën me dosjen e parave, ndërsa Alibeajn me krimet e vëllait. ”Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre”, është shprehur Berisha. Sipas tij, afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. “Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën”, është shprehur Berisha.
Porti i Durrësit
Gjatë prezantimit të kandidatët për bashkinë Selenicë Leonard Rakipaj, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se jeton në mënyrë përrallore me biftek e dreka 10 mijë euro. Berisha gjithashtu u ndal te çështja e Portit të Durrësit, ku u shpreh se kryeministri vrapon të bëhet miliarder dhe portin me vlerë 5 miliardë euro e ndau me arabin Alabbar. “Këta ndërtojnë km me paratë tuaja 24 mln euro autostradë në fushë, këta ndërtojnë një shkollë që kushton 600 mijë euro me 5 mln euro dhe këto janë realitet këta jetojnë vetë në mënyrë përrallore ai udhëton me avion 22 mln euro me avionin privat me 137 fluturime. Shtrohet me biftek 1 mijë euro me darkë 10 mijë euro. Qeveria në vend që t’ju ndihmojë thotë pse i mbollët ullinjtë ju bëtë gabim, është e vërtetë që një vit ka prodhim më shumë se një tjetër dhe këtë vit ndërhyn shteti që e paguan me çmimin bazë dhe nuk të len të mjerohesh dhe të vësh sëpatën por të presësh vitin tjetër këtu ka një raport armiqësor midis qeverisë dhe fermerëve në botë nuk ekziston një shtet të vendos tvsh zero në blerje 20 përqind në shitje është në kundërshtim me ligjin. Një shkatërrim, një rrënim gjatë këtyre 8 viteve”, tha Berisha. Ish- kryeministri është ndalur edhe tek prodhimi i energjisë, që sipas tij është shitur energji por shqiptarët nuk kanë fituar asnjëgjë. “Ne jemi vend plot ujëra e kanë quajtur me të drejtë Norvegjia e Ballkanit u ndërtuan mbi 100 e ca HEC-e që prodhojnë tani 58 të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në Shqipëri, kjo do të thotë eksport energjie dy vitet e fundi janë prodhuar 2 miliard euro kilovat orë energji nga ujëra që më përpara derdheshin në det, a fituan gjë shqiptarët, jo se shpërtheu lufta në Ukrainë po ne me energjinë kishim zero lidhje se nuk ndikoi as te shiu as te reshjet, por ndikoi vjedhja. Gjitha verës në vend që ti konservojnë i zbrasin në kundërshtim me ligjin ua shesin sekserëve janë kompani që sheshin energji dhe ua shesin me 30 euro dhe këta e shesin në bursë me 20 euro dhe fitimin e ndajnë me Edi Ramën dhe ministrat. Për vete vrapon të bëhet miliarder, merr portin e Durrësit 5 miliardë euro dhe e ndan me arabain Alabbar se thotë ai është miliarder të bëhem dhe unë si ai”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Berisha: Ta bëjmë natën ditë, për të përgatitur të premten fitoren e madhe

Berisha në Rrogozhinë
Sali Berisha, nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin Shkëlqim Hoxha bëri thirrje për bashkim. Ai tha se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë dhe të votojnë Hoxhën për ta zgjedhur në krye të bashkisë. Edhe njëherë sulmoi grupimin Alibeaj duke i quajtur vegla të Ramës dhe pengje, si dhe bëri thirrje që askush mos të votojë për ta. “Pra 14 maji është një thirrje e thellë për ndërgjegjen tonë njerëzore, është një thirrje e thellë për ndjenjat tonë njerëzore, për dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit, për dhembshurinë për fëmijët tanë, për dhembshurinë për këtë tokë, që po e braktisin sikur të ishte tokë e mallkuar për shkak të këtyre hajdutëve. Ndaj dhe me lutjen time, të bashkohemi, të bashkohemi të gjithë. Pse, mos po i vuajnë vetëm demokratët këto? Jo mo jo, po i vuajnë edhe socialistët, ata pa parti dhe që të gjithë. Këtu nuk është problemi i pushtetit të këtij apo atij, por kemi të bëjmë me të ardhmen e çdo shqiptari, fatin e çdo shqiptari që nëpërkëmbët dhe shkelmohet sikur të mos ishte qenie njerëzore, nga një kastë, grup që plaçkit si shushunja pasuritë e shqiptarëve”, tha Berisha.

Të fundit

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut,...

Tjetër aksident me shqiptarë në Maltë/2 punëtorë bien nga kati i tretë pasi shembet çatia

Dy punëtorë ndërtimi u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po qëndronin u rrëzua dhe ata ranë tre kate në një shtëpi...

Përgatitje për zgjedhjet e 2025?/ Kryedemokrati Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë në Itali. Me anë të një...

Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Nga Lorenc Vangjeli Nëse Sali Berisha është mbreti i kurorëzuar, Gazmend Bardhi është princi i errët i inkoherencës. Të dy së bashku, në një listë...

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do...

Lajme të tjera

Web TV