Përjashtoi Berishën, Basha deputetëve: Philip Reeker me erdhi në zyrë vetë me këtë kërkesë, s’pranonte asnjë negociatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha duket se ka qenë me shpatulla pas murit kur ka marrë vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të Grupit të PD, Basha i ka shpjeguar deputetëve se ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm amerikan. Gazeta “Panorama.al” ka zbardhur debatin e mbledhjes përmes burimeve të besueshme në sallë.

“Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë”, shkruan Panorama se ka thënë Basha.

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV