Marrëveshja me Anglinë/ Shqipëri-Angli, dakordësi për të ndaluar emigracionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar në faqen zyrtare marrëveshjen për emigrantët shqiptarë. Kryeministri i anglisë është zotuar se do të bëjë investime në Shqipëri, për të ndalur goditjen e emigracionit, ndërsa Rama është shprehur se është gati të ngrejë një skuadër speciale për të ndaluar krimin e organizuar.

Qeveria britanike ka publikuar në faqen zyrtare detajet e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët ilegalë por edhe në fusha të tjera. Në marrëveshjen e cila u njoftua më herët edhe nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, theksohet përpjekja për sigurinë e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar duke veçuar trafikun e qenieve njerëzore dhe emigracionin e paligjshëm. Zbatimi i marrëveshjes MB-Shqipëri, përfshin shtimin e kthimeve në Shqipëri duke përfshirë ato mbi 18 vjeç, të cilët janë identifikuar nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar si viktima të skllavërisë moderne. Ndër të tjera në marrëveshje theksohet bashkëpunimi dhe angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe krimeve kibernetike. Si rrallë herë qeveria britanike ka shprehur interes për investime në sektorë strategjikë në Shqipëri si energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia, agropërpunimi, transportet dhe shërbimet IT. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ranë dakord për të rritur bashkëpunimin në tre fusha kryesore me interes të përbashkët: a) çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me fokus kryesor luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm); b) rritjen ekonomike dhe investimet; c) inovacioni, rinia dhe edukimi. Kjo deklaratë vjen në kuadër të angazhimit të të dy kryeministrave për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilësuara “si të forta”. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria sapo kanë festuar njëqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe diaspora e gjallë shqiptare në MB jep një kontribut të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.
Reagimi i Ramës për marrëveshjen
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e qeverisë britanike me Shqipërinë duke treguar detaje nga bisedën me kryeministrin Rishi Sunak. Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë theksoi se kanë arritur dakordësi dhe janë të gatshëm të ngrenë një skuadër speciale për të trajtuar çështjet e krimit. “Kjo është kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i jashtëm dhe e kam përsëritur vazhdimisht sepse sa herë kanë ardhur dhe kanë ndarë me ne këtë shqetësim, kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar se nuk ekziston. Krimi nuk ka etni. Nëse doni ndihmën tonë se ne jemi zgjedhur për të qeverisur Shqipërinë, jemi gati të ngremë skuadër speciale, e cila të merr 24 orë për identifikimin, penetrimin, ndarjen e informacionit, vëzhgimin dhe në fund ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjetet e kriminalitetit”, tha shefi i Qeverisë. Sipas Ramës, Sunak shprehu keqardhjen që komuniteti shqiptar është vendosur nën dritë të gabuar. “Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit dhe ai ka marrë përsipër ta shtyjë përpara. Kemi bërë dhe një dakordësi që është e shprehur në deklaratën që keni lexuar. E gjitha është aty. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen për çka ka ndodhur për faktin që fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë të gabuar, më ka shprehur të gjithë konsideratat për bashkëpunimin, ecurinë e punës së përbashkët, më ka shprehur edhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur te kjo pjesë ku unë kam përsëritur të njëjtin princip. Komuniteti shqiptar sjell vlerë në të gjitha vendet. Ata elementë që janë problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar askund, as flamurin tonë, janë jashtënxjerrjet e një kombi si të çdo kombi dhe nëse qasjet për të marrë azil në Gjermani, Francë e Holandë, Suedi janë zero atëherë kërkoni te vetja e sistemi britanik, mos e kërkoni te qeveria e Shqipërisë”, tha Rama.

Të fundit

Veliaj: Pata sot mundësinë të tregoj në SPAK punën e bashkisë

Pasi u paraqit në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në mbledhjen online të...

Protesta para bashkisë/ Veliaj: Janë stan me lepuj, kanë nostalgji Tiranën e 94-ës

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve...

Dhunë e molotov para bashkisë, Frrok Çupi: Protesta bëhet për t’i rënë në sy Berishës

Dhunën dhe molotovin para Bashkisë së Tiranës, analisti Frrok Çupi e sheh si një provë gjenerale mes Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, për të...

Konfirmohet mungesa e parë, mbrojtësi bavarez nuk do të luajë ndaj Real Madridit

Vetëm disa orë na ndajnë para përballjes mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Para asaj që njihet ndryshe si ‘klasikja e futbollit evropian’, Bayerni ka...

Emërohet drejtori i ri i NASA në Misisipi

John Bailey është emëruar drejtori i ri i NASA-s i Qendrës Hapësinore Stennis në Misisipi, katër muaj pasi ai filloi të shërbente në këtë...

Lajme të tjera

Web TV