Vetëvrasja e shqiptarit në Francë/Dyshimet e familjes: Kishte shenja dhune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar i arrestuar në Francë, ndërsa ishte në procedura e sipër për të marrë azil, u gjet në dhomën e qelisë i pajetë.

Mentor Rexha 36-vjeç, lindur në Lezhë dhe banonte në Shkodër, prej kohësh mbahej në paraburgim si i dyshuar për vepër penale. Dy javë pas vdekjes së tij u njoftua që i riu kishte humbur jetën.

Autoritetet franceze thonë se Rexha është vetëvrarë në 31 janar, por familjarët e tij kanë dyshime të forta se djali është dhunuar nga gardianët e burgut.

E motra e Mentorit thotë se tani vonë janë lejuar të shkojnë në morg dhe se në momentin që ka parë trupin ka konstatuar shenja dhune.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

Ngjarja risjell në kujtesë episodin e trishtuar të përpara dy viteve, kur Florenc Beqiraj vdiq në një burg të Francës, teksa ishte dhe ai në pritje të azilit.

Të fundit

114 mijë dosje stok, propozohen ndryshime ligjore

Reforma në drejtësi solli si pasojë edhe bllokimin e gjykatave, sidomos ato të Apelit dhe Gjykatës së Lartë për...

Horoskopi, e martë, 21 maj 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

DASHI Është një ditë për t'iu kushtuar dashurisë. Në punë do ju duhet të tregoni aftësitë tuaja diplomatike për të shmangur debatet me kolegët. Nëse...

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e avionëve në historinë e vendit,...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Lajme të tjera

Web TV