Mblidhet Kuvendi për çështjen Meta/ Manja: Edhe nëse votonim pro, fjalën e fundit e ka Kushtetuesja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ora 10:00 e ditës së sotme ka shënuar edhe fillimin e seancës parlamentare për të shqyrtuar dhe miratuar raportin e Komisionit Hetimor i cili shpëton Presidentin Meta nga shkarkimi.

Rend i ditës së sotme parashikon vetëm një pikë ku deputetët pritet të vulosin shpëtimin e Presidentit Meta nga shkarkimi.

Kreu i Komisionit Hetimor për Metën, socialisti Ulsi Manja po raporton në Kuvend gjetjet e Komisionit dhe u shpreh se edhe nëse deputetët ngrenë kartonat për shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që do japë vendimin final.

“Për të qenë të qartë për opinion publik, edhe nëse seanca plenare voton kërkesën për shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin fianl. Lidhur me raportin që ju keni përpara dhe që është voluminoz, për të cilin ky komision ka administruar prej një viti të gjitha faktet dhe provat, Komisioni kishte për qëllim ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit të Republikës”, tha Manja ndër të tjera.

Raporti u hartua nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe u miratua nga socialistët me rezervën e Bashkim Finos dhe kundërshtimin e opozitarëve. Historia nisi një vit më parë, ku presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, socialistët ngritën një komision të posaçëm hetimor për veprimet e kreut të shtetit, ndërsa rrugës iu shtua edhe ai për debatin në Gjykatën Kushtetuese.

Opozita parlamentare e kundërshtoi duke kërkuar shkarkimin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Megjithatë shumica socialiste pritet që të mjaftohet vetëm me një vërejtje për Ilir Metën duke mbyllur kapitullin. Ndërkohë që në njërën nga seancat e tjera brenda sesionit, pritet që të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, që kërkon ndryshime kushtetuese. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Begaj vizitë në Kalabri, takime me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet italiane

 

Të fundit

“Zhdukja” e vajit të ullirit/ Ulet në mënyrë drastike prodhimi në shkallë botërore

Mungesa e vajit të ullirit, i referuar edhe si ” ari i lëngshëm ”, ka çuar çmimet në nivele rekord. Sipas...

Kryetarja e Bashkisë së Parisit pret Veliajn: Restaurohet sheshi “Skënderbej” në Paris

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë...

“Java e Evropës” nis nga Shkodra, ambasadori i BE-së Gonzato ka një mesazh për të gjithë

“Java e Evropës 2024” u çel sot në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske. Në aktivitetin e çeljes së javës së Evropës ishin...

“O diva e plehrave”/ Plas sherri në BBV, Egla përplaset ashpër me Erjolën

Ndërkohë që janë surprizuar me një mëngjes të këndshëm nga Vëllai i Madh, Egla dhe Erjola kanë vijuar debatet e ashpra mes njëra-tjetrën. Teksa të...

Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës/ Balla: Kemi hyrë në fazë transformimi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Zjarrfikës, u organizua një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Nga atje Ministri i Brendshëm Taulant Balla...

Lajme të tjera

Web TV