Rusët në “Ushtri”/ Ministrat: Nuk u prek siguria kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ministrat, Niko Peleshi dhe Bledi Çuçi, në një konferencë për median janë shprehur se pavarësisht ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, nuk është prekur siguria kombëtare. Ministrat nuk mohojnë se dy shtetasit rus dhe një ukrainas mund të jenë me mision spiunazhi në Shqipëri dhe pozita e tyre rëndohet edhe më shumë pasi sulmua dy roje ushtarake.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ai i Brendshëm Bledi Çuçi mbajtën qëndrim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh. Sipas tyre, pavarësisht se veprimet e kryera prej “turistëve” rus dhe ukrainas janë të dënueshme, nuk është prekur siguria kombëtare. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën kur dy shtetas rus dhe një ukrainas u kapën pranë uzinës teksa po tentonin të futeshin brenda ambienteve të saj. Incidenti vijoi me 24-vjeçarin rus i cili me një spray neuro-paralizues sulmoi dy efektivët e ushtrisë që shërbenin si roje. Më pas tentuan të largohen por u kapën nga policia. Incidenti tashmë ka marrë përmasa të mëdha pasi dyshohet se ata ishin me mision spiunazhi për shërbimin inteligjent rus. Edhe akuza e Prokurorisë së Elbasanit është ngritur mbi dyshimin për spiunazh, pavarësisht se të arrestuarit pretendojnë se janë blogerë dhe kishin për qëllim të fotografonin reparte ushtarake, uzina dhe objekte të tjera të ish-sistemit komunist për qëllime “turistike” dhe përfitimesh nëpërmjet faqes së tyre në rrjetet sociale. Se cili prej varianteve është i vërtetë kjo do i takojë hetimeve ta zbardhë, por çështja është marrë seriozisht pasi dyshimet e forta qëndrojnë se misioni i të rinjve ishte spiunazhi, duke ia kaluar të dhënat agjencive inteligjente (dyshohet ato ruse). Pikërisht kjo ngjarje ka nxitur opozitën që të rikujtojë kërkesën e saj që për shkak të luftës në Ukrainë shtetasit rus të mos lejoheshin të vizitonin Shqipërinë, as si turistë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se një vend i lirë nuk mund t’u vendosë agjentë çdo turisti që futet në vend. “Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje”, tha ministri Çuçi. Ai tha se në momentin që kryejnë vepër penale do të trajtohen si të tillë. “Kur je vend i lirë dhe ke një regjim vizash për turistët sigurisht do t’i lësh turistët të lirë, në momentin ë kryejnë një vepër penale atëherë do të trajtohen si të tillë. Besoj këtu nuk ka vend për të thënë se do t’i vendosi nga një agjent çdo turisti që vjen në vend. Institucionet kanë reaguar në kohë dhe do të jetë gjithmonë kështu. Nuk besoj që është me vend që çdo turisti që i kemi thënë të vizitojë Shqipërinë i lirë t’i vendosim nga një agjent nga pas.”, tha ministri Çuçi. Në lidhje me hetimin për rusët dhe një ukrainas, Çuçi tha se është rast që as nuk është mbivlerësuar dhe as nuk është nënvlerësuar. “Në lidhje me hetimin dua t’ju them si ministër i Brendshëm që për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe një akuzë e procedim nga Prokuroria e Elbasani. Është një rast që as e kemi mbivlerësua as nënvlerësuar. Pavarësisht se ky objekt është i deklasifikuar, për nga rrethanat si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit ndaj personave në detyrë, janë marrë nën hetim e procedim. Hetimi do të bëhet i plotë. Falenderoj partnerët që bashkëpunojmë gjithmonë që na kanë ndihmuar të sqarojmë në detaje këtë histori”, tha Çuçi. Ministri i Brendshëm e ka lënë në dorën e hetuesve këtë histori. “T’ia lëmë hetimit të zbërthejë skemën dhe në ditët në vijim për elemente të rinj do të komunikojmë me publikun për panoramën e situatës dhe qëllimin e këtyre personave. Pa diskutim që ka shumë turistë në botë që e kanë si qëllim këtë aventurë, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, përfshirë uzinat pjesë e një industrie të Luftës së Ftohtë. Ndaj do të hetojmë deri në fund për të sqaruar pozicionin e të gjithëve. Deri tani nuk ka vend për spekulime për këtë ngjarje dhe të tjera të ngjashme. Kemi qenë të qartë për të bërë ndarjen e tentativës për të dhënë informacione për shërbimet e huaja me turizmin aventuresk. E kemi në kontroll çdo gjë. Pavarësisht se objekti është i deklasifkuar sërish po hetojmë për qëllimin e shtetasve të huaj”, tha ai

Lexo edhe :  Pink padit Pharrell Williams, por pse?

Reagimi i Ministrit të Mbrojtjes

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ka manual se kur ndizet alarmi i kuq. “Ne jemi vend turistik. Ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq”, tha Peleshi. Ministri i Mbrojtjes tha u shpreh se ngjarjet në Poliçan dhe Gramsh mund të kenë lidhje edhe me sulmet e fundit kibernetike. “Objekti është e deklasifkuar po jo se mund të hyjë kushdo që nuk ka leje. Nëse aplikon për leje mund t’i vizitosh këto zona kur dikur është zhvilluar një industri e caktuar. Këtë herë është thyer rregullorja dhe kemi ushtrim dhune ndaj oficerëve në detyrë që ruanin objektin. Ruhet sepse ka vlera materiale. Kemi të bëjmë në ndryshim nga Poliçani, kemi raste çdo javë të turistëve që tentojnë të afrohen, por në këtë rast kemi agresion në rastin më të vogël. Të gjithë skenarët e mundshëm i shqyrtojmë. Mos të harrojmë sulmin serioz kibernetik të para disa javëve. Të gjitha ngjarjet i shohim në mënyrë të lidhur me njëri tjetrin”, tha ai.

SHBA nuk mbështet ndalimin e përgjithshëm të vizave për shtetasit rusë

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një ndalim të përgjithshëm të vizave për qytetarët rusë, tha të hënën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “SHBA nuk do të dëshironte të mbyllte shtigjet drejt strehimit dhe sigurisë për disidentët e Rusisë ose të tjerët që janë të cenueshëm ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut. Ne kemi qenë gjithashtu të qartë se është e rëndësishme të vihet një vijë midis veprimeve të qeverisë ruse dhe politikave të saj në Ukrainë, dhe popullit të Rusisë”, tha zëdhënësi në një deklaratë. Zëdhënësi shtoi se SHBA-ja “ka punuar me aleatët dhe partnerët për të vendosur kosto, duke përfshirë kufizimet e vizave për zyrtarët e Kremlinit dhe mundësitë e tyre”. “Që nga 24 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të vendosur kufizime vizash për gati 5,000 individë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, thanë ata. “Ne do të vazhdojmë të identifikojmë ata që janë përfshirë në pushtimin e Rusisë dhe do të promovojmë përgjegjësinë për sjelljen e tyre. Ne po kërkojmë të gjitha mjetet për të kërkuar llogari nga Kremlini.”, tha ai. Josep Borrell, kryediplomati i Bashkimit Evropian, të hënën doli gjithashtu kundër një ndalimi të plotë të vizave, duke thënë se “të ndalosh hyrjen për të gjithë rusët nuk është një ide e mirë”. Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje kombeve që të ndalojnë lejimin e hyrjes për qytetarët rusë, me presidentin Volodymyr Zelensky që i tha Ëashington Post në fillim të gushtit, “sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”. Disa vende, duke përfshirë Republikën Çeke, Estoninë, Letoninë, kanë mbështetur ndalimin e vizave turistike për rusët.

Të fundit

Tërmet me magnitudë 5.8 ballë “shkund” vendin, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua me një thellësi prej 16.8 km. Lëkundjet, siç...

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyn në një studio muzikore

Këngëtarja shumë e talentuar, Xhensila Myrtezaj, kohëve të fundit ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë. Kjo për shkak që lajmi se është divorcuar...

“Votojnë gjithmonë të njëjtat parti”, politologu tregon qasjen qytetare ndaj votës

Politologu Blendi Kajsiu, i ftuar në një studio televizive, është shprehur se shqiptarët votojnë gjithmonë të njëjtat parti politike. Kajsiu tha gjithashtu se shqiptarët janë...

Blerja e votave/ SPAK merr në pyetje deputetin e PD, çfarë zbuluan hetimet

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka. Mësohet se Loka është thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimet që...

Kosova i hap rrugë bashkëjetesës së personave të gjinisë së njëjtë

Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se...

Lajme të tjera

Web TV