“14 Maji”/ Berisha: Rama shpërndau para publikisht në fushatë dhe thonë fajin e ka Saliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se çështja kryesore në Parlament duhet të jetë ajo që ai e konsideron “farsa elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD në selinë blu, kryedemokrati Berisha tha se zgjedhjet vendore të 14 Majit kanë qenë më të këqijat në historinë e vendit.

“Për grupin parlamentar të PD, kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale 14 Maj 2023. Kjo farsë elektorale ishte një proces një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Asnjë komb nuk zhvillohet pa liritë dhe të drejtat e tij themelore.

Në këtë kontekst target ose objektiv kryesor për realizmin e këtij qëllimi është dhunimi i votës së lirisë.

Ky dhunim është serial, por ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje, njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë. Në këto zgjedhje si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore u shpall në krye të radhës “kinezëri” nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira”.

Sali Berisha akuzoi edhe ata analistë, të cilët sipas tij, nga studiot televizive nuk kanë folur për blerjen e votave nga qeveria socialiste, por tha se fajësojnë Sali Berishën për humbjen e opozitës në zgjedhje.

“Por jo më pak kriminal është dhe post 14 Maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku njerëz me sy të mendjes të verbuar bënin çdo gjë që të fshinin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas publikisht me vendime qeverie. Propaganda qeveritare ia doli

. Në një anë 670 mijë zarfa me 50 mijë lekë secila në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave, qenkna 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë. Në anën tjetër fajin e ka Sali Berisha.

Po ka njerëz më padinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur? Ka pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët duhet të mbrojnë interesin publik. Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Por për aspektin nën dorë nuk bëhet fjalë, se efekti Doshi ua ka verbuar mendjen.

Doshi ngroh xhepin. E rrahu njëherë një gazetar Doshi në një hotel, i dola zot unë. Shkoi dhe ia mbylli gojën në mënyrën e tij.

Ndaj në studio nuk figuron. Se ai është Edi Rama. Doshi është Edi Rama, partia e të cilit u rrit me 220 përqind. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, u shpreh Sali Berisha.

Të fundit

Ngjela tregon pse po vonohet arrestimi i Metës, ja informacionet që e kanë çmendur

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Ngjela shprehet...

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, PS nuk shkon sërish në mbledhje

Puna e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka ngecur pasi palët nuk po gjejnë dakordësinë. Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë...

“2 burra dolën nga një mikrobus”, Rajmonda Bulku rrëfen si nisi karriera në kinematografi

Historia e zbulimit të Rajmonda Bulkut si aktore është sa e bukur, aq edhe e veçantë. Ylli i kinematografisë shqiptare tregon se para shumë...

Begaj vizitë në Kalabri, takime me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet italiane

Presidenti Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”. Kreu i Shtetit ka parashikuar një seri...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara...

Lajme të tjera

Web TV