Cilat janë vendet me numrin më të lartë të të infektuarve dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur u regjistrua për herë të parë në fund të vitit 2019 në Kinë, Covid-19 është përhapur në të gjithë botën dhe është shpallur një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dhjetra vende kanë regjistruar mbi 1.000 vdekje, ndërsa numri i rasteve tani qëndron në mbi një milion në disa vende.

Padyshim, vendet më të mëdha priren të kenë një numër më të lartë si të rasteve ashtu edhe të vdekjeve. Por ka shumë faktorë të tjerë në lojë, siç janë profilet demografikë të vendeve, vendet me popullsi në plakje të cilët mund të goditen më shumë pasi virusi është edhe më i rrezikshëm tek të moshuarit.

Shifrat ditore tregojnë se vendet e Europës po përballen me rritje të madhe të numrit të të infektuarve gjatë kësaj periudhe.

Virusi ka shkaktuar dhjetra, mijëra vdekje në shumë vende të botës duke goditur në mënyrë të veçantë vendet si SHBA, Brazil dhe Indi.

SHBA renditet në vendin e parë për nga numri i vdejeve, me një shifër prej, 483,200, e ndjekur nga Brazili me 234,945 dhe më pas India me 155,399 të vdekur.

Raportimet e fundit tregojnë se numri i të infektuarve në të gjithë botën ka kapur shifrën 107,942,368, ndërkohë që numri total i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë është 2,367,138.

Ndërsa shumica e vendeve përjetuan valën e parë të infeksioneve në të njëjtën mënyrë, megjithëse në kohë të ndryshme, variante të reja të Covid po ndryshojnë mënyrën se si zona të ndryshme vuajnë nga valët e mëtejshme.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV