Infeksionisti Pipero: Specifika, ku dallon gripi stinor nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse nuk ka shumë dallim mes koronavirusit dhe gripit të zakonshëm, ekziston një shenjë, një simptomë e cila duhet konsideruar seriozisht.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, tha se temperatura, kolla apo këputja fizike, janë shenja që korrespondojnë edhe me gripin e zakonshëm, por nëse këtyre u bashkëngjitet edhe vështirësia në frymëmarrje, atëherë duhet konsideruar.

Duhet të kemi parasysh, që kolla, temperatura dhe këputja fizike janë simptoma edhe të gripit të zakonshëm, por vështuirësia në frymëmarrje është pothuajse ajo shenjë që e bën më të mundshëm praninë e koronavirusit te një person“, tha Pipero në “News24”,

Mjeku infeksionist, i pyetur edhe në lidhje me masat që po ndërmerren në pikat kufitare, tha se ato janë në përputhje me kërkesat e OBSH-së, por sigurisht që vetëm matja e temperaturës nuk është efikase, pasi temperaturë mbi 38 mund të ketë kushdo, edhe një person që nuk është me koronavirus.

Sipas Pipero, tha se mundësinë janë të mëdha që Shqipëria të ketë raste te infektuar me koronavirus. Ai deklaroi se shëndetësia ka të gjitha kapacitetet për të trajtuar rastet e para të prekur me këtë virus vdekjeprurës, ndërsa shtoi se ka dhe një laborator me standarde bashkëkohore, që mund të nxjerrin analizat brenda ditës.

Mundësitë janë të mëdha që ta kemi një rast. Janë marrë të gjitha masat, që një rast, që vjen si i dyshuar, pra ka shenjat e gripit dhe kthehet nga një zonë ku koronavirusi është i lartë, përballet me personel të veshur tërësisht, futet në dhomën e veçantë, që është e izoluar, me aspirator. Unë jam kundër karantinës së ekzagjeruar, unë mund të bëj karantinë për një person që vjen nga Italia ose Kina, i vë termometrin në Rinas dhe është me temperaturë, dhe e mbaj disa orë, derisa të vërtetoj nëse ka apo jo koronavirus. Vështirësia në frymëmarrje është shenjë e rëndësishme klinike, që tregon koronavirusin.

Asnjë vend në botë, sado i sofistikuar e i pasur të jetë, nuk i ka kapacitet për të përballuar një virus. Rasti i Kinës e tregoi këtë. Pra, momenti i parë është shumë i vështirë, se nuk dihet sa të prekur do ketë. Unë them që kemi të gjitha kapacitetet të mirëadministrojmë rastet e para. Kemi një laborator të standardeve bashkëkohore, që në disa orë vë diagnozën. Jap mesazhe realiste, jo qetësuese, pra i kemi të gjitha kapacitetet të përballemi për fazën e parë, më tej kapacitetet do të krijohen në bazë të situatës”, tha Pipero.

Të fundit

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Lajme të tjera

Web TV