Nga fundi i vitit 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon që të shpërndajë të paktën 2 miliardë doza të vaksinës për koronavirusin rreth e qark botës. Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e agjencisë së OKB-së gjatë një konference virtuale për mediat të premten.
Një miliard prej këtyre dozave do të blihen për vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme sipas OBSH.
Ky synim i ri është pjesë e qasjes së OBSH-së në programin e përshpejtimit të mjeteve Covid-19, i cili nisi në prill për të bashkuar qeveritë, grupet shëndetësore, shkencëtarët, bizneset dhe filantropët për të mbështetur përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë.
Programi ka katë shtylla të fokusuara në testet për Covid-19, trajtimet, vaksinat dhe sistemet e shëndetësisë.
Shkencëtarja kryesor e OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan u shpreh gjatë konferencës të së premtes se e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të transmetimit të virusit, do të ishte një vaksinë e sigurt dhe efektive.
Sipas OBSH, me anë të kësaj iniciative planifikohet që të shpërndahen teste, terapeutikë dhe në vaksinë në të gjithë botën me një kosto që vlerësohet të shkojë deri në 31.3 miliard dollar.
Bo.Ba/fjala.al